Gattuso nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani. Thotë se ka edhe dy vite kontratë dhe se ëndrra e tij është që të udhëheq skuadrën në Champions League. Milani nuk di për fitore që tre ndeshje me radhë, duke regjistruar 2 humbje dhe një barazim, për ta rrezikuar kështu pjesëmarrjen në Champions League.

Për këtë është raportuar se Gennaro Gattuso do të lërë vendin për dikë tjetër gjatë verës, por legjenda e Milanit thotë se s’ka ndërmend të largohet. “E ardhmja? Kam edhe dy vite kontratë me Milanin, nuk e mendoj fare të ardhmen. Mendoj për ndeshjen e radhës, jam te Milani dhe dua ta çoj në Champions”, deklaroi ai.