kipi i Kamzës ka bërë një reagim zyrtar pas sensibilizimit të madh të mediave sportive, për situatën e vështirë që po kalon Vllaznia, e cila gjendet vetëm një hap larg rënies nga kategoria.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi i Kamzës shprehet se gabimet e Vllaznisë nuk mund të mbulohen me propoganda mediatike, ndërsa gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e djeshme të Krajës, duke e quajtur një thirrje të dëshpëruar për triumfin e kundërshtarëve të Kamzës.

Reagimi i plotë

Shikojme ne media vajtime dhe thirrje te ndryshme per Vllaznine.

Jemi edhe ne ne keqardhje per nje skuader me tradita ne futbollin tone, por qe gara e tille eshte, kush gabon ndeshkohet!

Gabimet e Vllaznise ne menaxhim nuk mbulohen me propoganda mediatike. Megjithate nuk jemi ketu per te analizuar Vllaznine. Shkodranet aty na kishin, ne sheshin e burrave ne mes te “Loro Boricit”, por e pa e gjithe Shqiperia se nuk na mundi dot ne fushen e blerte. E kur s’na mundi ne fushen e blerte, padyshim s’mund te na mundi ne media apo me ane te thirrjeve te deshperuara per kundershtaret tane.

Kamza eshte me merite ne keto pozita dhe pa dhurata si ndonje rival. Ndaj dhe opinioni sportiv mos beje te çuditurin per Vllaznine ne keto momente, kur kjo situate eshte e paralajmeruar prej kohesh.

KF Kamza fton te gjithe tifozat ne perkrahje te skuadres dhe te jeni te bindur te gjithe se do te triumfojme serish!

Para KAMZA