Policia e Burgut të Lushnjes, falë masave për rritjen e sigurisë së bnrendshme ka mundur të ndalojë futjen në këtë IEVP të një sasie prej 600 gram lënde narkotike, të dyshuar kanabis sativa.
Në datë 05 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasia e lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban.
Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje.
U kryen të gjithë veprimet procedurale dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Besnik Bali.
Gjatë kontrollit në banesën e tij në Elbasan policia gjeti një tjetër sasi lënde narkotike të ngjashme me atë që u kap në IEVP Lushnje. Materialet e çështjes i kaluan Prokurorise së rrethit Elbasan për veoprime të mëtejshme.