Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, njëkohësisht edhe kapieteni i skuadrës, Elseid Hysaj, ishte në krah të trajnerit Kristian Panuçit, në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm kundër Turqisë. Mbrojtësi i skuadrës së Napolit, deklaroi se synimi i Shqipërsië është ta nisë me fitore fushtën e ndeshjeve eleminatore të Europianit. Hysaj komentoi dhe përjashtimin e Thoma Strakoshës, për të cilin tha se duhet të jetë më i qetë dhe të kuptojë gabimin.

“Sulmuesit që ka Turqia i vlerësojmë, por Shqipëria ka mbrojtës që luajmë në Serinë A dhe jemi mësuar me sulmues me kualitet, siç i ka edhe Turqia. Jemi përgatitur për ta përballuar sulmin e saj në këtë ndeshje. Grupi që kemi është fantastik, sepse njihemi me njëri-tjetrin, kemi kohë që luajmë bashkë. Atmosfera është mjaft e mirë në grup. Ndjesia është shumë e bukur për faktin që do të luaj në shtëpinë time dhe do të jem kapiten.

Nëse është nevoja të luaj në një rol tjetër, mbrojtës i majtë, do ta bëj patjetër. Kam luajtur edhe më parë në këtë rol. Për Strakoshën nuk është se vendosim ne futbollistët, vendosin drejtuesit. I kam thënë të jetë i qetë dhe të kuptojë gabimin që ka bërë. Kush gabon, duhet ta paguajë. Duhet të kthehet më i fortë në të ardhmen”, deklaroi Elseid Hysaj.