Kastro Zizo ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një shkrim të gjatë këngëtari shpreh mendimin se nuk është aspak dakort me të gjithë ata njerëz që ngrihen kundra shembjes së një godine që e quan “Orgji Kombëtare”.

Këngëtari thekson se se ajo godinë është një bordello që duhet fshirë në gjenezë. Sipas tij ajo ka qenë një vend ku bënin seks 10 persona.

“Do doja të bëja një status të gjatë për ktë çeshtjen e teatrit…thjesht s’kam kohë t’ju them që ai biçim Bordello duhet fshirë në gjenezë nga tullat, kanë qenë ato që kanë parë lloj e soj përversiteti italian “Locopoco”, ai vend që bënin seks dhe 10 njerëz në një dhomë…ai vend që më vonë u bë djepi i artit Kombëtar.

Nëse ne jemi kështu…pra, kujtues të Orgjisë Kombëtare le të qëndrojë aty…ku ti marri frymën regjisorëve e aktorëve…shkrimtarëve dhe publikut me dhe pa nder.

Mua s’më rruhet shumë nëse aty ndërtohet diçka../do të vidhet diçka…do të abuzohet diçka…

Unë di që Arti i vërtetë bëhet në rrugë…por jo në një rrugë komuniste!

Bëni ç’të doni, por mos harroni të kruani topet para se t’I uroni fat teatrit që ka nevojë për art dhe jo për britma për pak vëmendje. Zoti ju bekoftë siç bekoi njeriun para se ti jepte mollën!”– shkruan Kastro Zizo në rrjete sociale.