Tragjedia e tërmetit në Shqipëri bëri që festat kombëtare të mos festoheshin në përmasat e zakonshme të çdo viti. Festimet e koncertet u anuluan madje edhe projektet muzikore që ishin krijuar për atë ditë nuk u publikuan.

Kjo bëri që këto dedikime për publikun të prezantohen më vonë. Një prej tyre është kënga “28 nëntori kuq e zi”, e cila mblodhi artistë nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këngë morën pjesë Erik Lloshi, Hekuran Krasniqi, Dardan Gjinolli, Enkelejda Arifi, Servete Bajrami, Agim Tejeci, Jehona Shaqiri, Hysni Alushi, Shaked Tarabuka dhe Dj Vulli. Kënga u realizua në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Projekti është realizuar me elemente muzikore popullore dhe moderne.