Dy ditë më parë këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj lançoi klipin e këngës së saj më të re “Paris”.

Këngëtarja e veshur me të kuqe i këndon dashurisë në rrugët e Parisit.

Kënga u prit shumë mirë nga të gjithë fansat e saj, ku erdhi më e ëmbël se kurrë.

Mes komenteve uruese per klipin, nuk kishte si të mos mungonte komenti i Besit.

“Edhe i thashe, xhiroje ne Bubq, ca e do Parisin.

Suksese. Si gjithmone lart e me lart”, i ka komentuar në këngë Besi bashkëshortes së tij.

Kujtojmë që Bes Kallaku njihet për humorin e batutat që e karakterizojnë.

Ai është në xhirimet e fundit të filmit “Falco”, që do të shfaqet në datën 20 nëntor, ku do të marrin pjesë emra të njohur të artit shqiptar.