Ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, Lumi Buna, ka filluar rritjen e nivelit që prej datës 03.11.2019 duke iu afruar nivelit kritik përgjatë kësaj fundjave. Sipas parashikimeve, nuk do ketë dalje nga shtrati të lumit Buna. Përgjatë fillimit të javës së ardhshme tendenca e niveleve është me drejtim rënie dhe nuk presim probleme të rëndësishme nga këto prurje në zonën e NënShkodrës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 14 / 20 °C;në vendet e ulëta: 14 / 21 °C;në vendet malore: 6 / 13 °C