Vendi ynë do të ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Pas mesdite reshjet do të ndërpriten në zonat e ulëta dhe bregdetare. Parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në Veri dhe Verilindje deri në mesditë dhe më pas pasdite në pjesën juglindore.
Mjegull/mjegullinë nga reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa parashikohen ngrica në zonat malore. Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 në detet Adriatik e Jon. Pasdite era pritet të kthehet nga Veriperëndimi.
Temperaturat parashikohen: