E gjithë kjo javë shkoi mes vranësirave dhe diellit.

Po fundjava? Nëse keni bërë plane për fundjavë, vazhdoni, pasi moti do të jetë me kthjellime në të gjithë territorin.

Megjithëse pritet të ketë edhe vranësira, në disa zona të vendit.

Nga “meteoalb”, mësohet se, temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta, gjatë natës, por në mesditë ato do të rriten.

Temperaturat do të variojnë nga 16 gradë celsius në vlera minimale, deri në 25 gradë celsius në ato maksimale.