Sado që ju duket se dhimbja e kokës iu vjen papritur, në fakt ajo mund të shkaktohet nga shumë faktorë, të cilët nganjëherë nuk i shihni të dëmshëm apo të rëndësishëm në jetën e përditshme.

Më poshtë janë dy faktorë që ndikojnë dukshëm në dhumbjen e kokës.

Dehidratimi

Nuk mund të nënvlerësohet rëndësia e barashpeshës së ujit për trupin dhe gjendjen e mirë shëndetësore. Dehidratimi nuk shfaqet vetëm me etje, por edhe me rritje të paaftësië për t’u përqendruar. Edhe pse ka shumë studime që përcaktojnë sasinë e ujit për njeriun, secili person duhet t’i kuptojë ndjenjat dhe nevojat e tij.

Mbipesha

Mbipesha nuk është problem që lidhet vetëm me pamjen e jashtme. Megjithatë, mbipesha është edhe shkaktar i zakonshëm i dhimbjes së kokës. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që vuajnë nga dhimbja e kokës, për më shumë 35% kanë kilogramë shtesë.