Dy aplikacionet më të përdorura në mbarë botën, WhatsApp dhe Instagram do të ndryshojnë emrat e tyre.

Të dy aplikacionet do të njihen si “WhatsApp nga Facebook” dhe “Instagram nga Facebook”.

“Ky vendim është pjesë e një ndryshimi të gjerë, drejt lidhjes së tre aplikacioneve dhe sjelljes së tyre nën brendin e Facebook”, shkruan “The Information”.

Deri tani, Facebook pasi bleu WhatsApp dhe Instagram, i ka lejuar të funksionojnë të shkëputur, por një ndryshim i tillë, do të thotë se tashmë do të jenë pjesë e një platfotme.

Nga WhatsApp dhe Instagram, nuk ka deklaratë të qartë, për faktin nëse do të jenë apo jo nën kontrollim e Facebook.