Pasi gazetarja Klodiana Lala ka falenderuar, qeverine, policine dhe ministrin e Brendshëm për gadishmëri Lulzim basha nuk ka zhgënjyer me daljen e tij duke akuzuar Kryeministrin e vendit për sulmin.

Pjesë nga deklarata e Bashës

Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë: se kush del nga rreshti, kush shqetëson qeverinë, kush nuk i bindet sundimit të krimit, e ka fundin e shpejtë.

Dua të shpreh vendosmërisht mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike për çdo gazetar të papërkulur nga krimi, të pablerë nga kjo qeveri që, prej 5 vjetësh, nuk u shërben qytetarëve, por bashkëqeveris me krimin./Lexo.al