Në konferencën për shtyp para ndeshjes, portieri i Kombëtares Tomas Strakosha është shprehur se këto dy ndeshje kualifikuese janë të rëndësishme pasi do të tregojnë nëse ekipi mund të pretendojë kualifikimin, ndërsa shtoi se duhet t’i kushtohet rëndësi grupit teksa vetëm në atë mënyrë mund të ecet përpara.
“Besoj që këto dy ndeshje tregojnë a jemi për tu kualifikuar apo jo. Ne duhet të jemi pozitiv dhe të stërvitemi mirë dhe të shohim. Gjithmonë e them është pozitive, me Kombëtaren nuk ka rendësi kush luan. Sigurisht kemi kualitet e kemi treguar, ne duhet të bëjmë grup të fortë dhe të jemi pozitiv sepse ndoshta vitin e kaluar e kemi humbur pak. Vetëm me grup mund të kualifikohemi.
Trajneri? E kam njohur, e shikoj si karakter është pozitiv për mua është më e rëndësishmja. Na ndihmon për atë çfarë japim në fushë. Unë ndjehem mirë”, tha Strakosha.
I pranishem ne konferencen e sotme per shtyp ishte dhe sulmuesi Bekim Balaj i cili po kalon nje forme te shkelqyer.
“Përqendrimi është maksimal, dihet kundërshtari përball e njohim forcën, por shpresoj të përballojmë dhe të luajmë për rezultat. Në Francë do luajmë për paraqitje pozitive dhe të marrim pikë. Në Francë kemi eksperiencë pozitive dhe jemi të detyruar të mendojmë në këtë mënyrë, kërkohet vlerësim dhe përqendrim maksimal por do provojmë ç’të jetë e mundur.
Më vjen mire që vij me gola, forma që po kaloj minutazhi. Vij nga një moment i mirë i kam luajtur thuajse të gjitha ndeshjet në Austri dhe shpresoj të vazhdoj në Kombëtare me këtë ecuri. Sapo kam ardhur në grumbullim, normalisht e takova trajnerin dhe më përgëzoi për golat e aktivizimin.
Fanella e titullarit? Të them të drejtën dëshira është e të gjithëve, në fund është trajneri që bën zgjedhjen. Ai do bëjë zgjedhjen e duhur duke parë stërvitjen. Në këto momente nuk është momenti për të plotësuar tekat tona, por duhet parë edhe mënyra si vendoset ekipi”, tha Balaj.