Ekipet e emergjencave nisën procesin e lirimit të hapësirave të pabanueshme në Kombinat.

Kombinati gjithashtu pati dëme nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në këtë zonë do ketë tre hapësira të reja banimi. Pra rindërtimi i këtyre banesave do sjellë jo vetëm kushte të mira jetese por do jetë një pol zhvillimi për komunitetin.

“Ekipet e palodhur të emergjencave nisën procesin e lirimit të hapësirave të pabanueshme. Komuniteti i sigurt është hapi i radhës i përfshirë në programin e rindërtimit”, shprehet deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti.

Gjylameti gjithashtu shprehet se në Kombinat do ketë tre hapësira të reja banimi si një hap i ri i zhvillimit. Pra do ringrihemi shpejt dhe më të fortë.

“Njësia 6, Kombinat do të ketë tre hapësira të reja banimi për qytetarët si një hap i ri i zhvillimit të komunitetit. Do të ringrihemi shpejt dhe më të fortë”, tha Gjylameti.