Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se nga aksioni i gjerë i qeverisë kundër informalitetit ishte zbuluar depozita me mall të fshehur në sasinë 76 mijë kilogram “kafe e pjekur” dhe ishte aktivizuar masa ligjore, me detyrim dëmshpërblimi shtetit sa 3-fishi i masës së pagesës.
Një qytetare ka komentuar në facebook-un e kryeministrit dhe e ka pyetur se: Kam 2 jave ne himare skam pare nje fature tatimore ne restorant. Fatura vjen nga kamarieri me laps dhe leter!
Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje duke i thënë se: ashtu eee? Po si shpjegohet qe edhe une ketej jam dhe kam pare plot fatura tatimore??Atehere eshte me e thjeshte mendoj, ti duhet te flasesh konkretisht se ku ke qene dhe s’ke pare fature, se keshtu edhe na ndihmon te marrim masa, e te mos i fusesh te tere ne nje thes, se ashtu as ndihme nuk jep e as te verteten sic eshte nuk e thua! Dakord?