Progresi i Shqipërisë sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut është i dukshëm.

Komisionerja e Këshillit të Europës për mbrojtjen e të drejtave të njeiut, Dunja Mijatoviç u shpreh në një intervistë për ATSH-në se gjatë vizitës 5 ditore në Shqipëri u fokusua në dy çështje kryesore të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

“Zhvillova një vizitë 5 ditore dhe pata takime dhe diskutime me të gjithë nivelet e qeverisjes në Shqipëri dhe sigurisht me shoqërinë civile, por gjithashtu edhe me mësues me njerëz që punojnë në shkolla. Gjithashtu fola me fëmijë dhe me njerëz me aftësi të kuafizuar për të patur një tablo të qartë dhe për të përcaktuar rekomandimet për Shqipërinë”, tha Mijatoviç

“Progresi i Shqipërisë sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut është i dukshëm. Sigurisht do të doja të shihja më shumë, jo vetëm këtu por në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Europës, por duhet të jemi edhe realistë që ka shumë pengesa, që nga ana financiare tek çështje të tjera që janë pengesa në çdo shoqëri në veçanti në anën ekonomike”, theksoi Komisionerja Mijatoviç për ATSH.

Por, shtoi Mijatoviç, “ajo që shoh këtu është një vullnet i qartë politik për të lëvizur përpara. Sigurisht ne dëshirojmë të shohim që progresi të ecë më shpejt, por duke marrë parasysh atë që pashë në 5 ditët e fundit, mendoj se Shqipëria është në rrugë të mbarë sa i përket dy çështjeve për të cilat fola gjatë kësaj vizite dhe mendoj se më nevojitet kohë për të thënë nëse kjo është një tablo që e shoh tani, apo është një progres real që vjen pas implementimit të plotë të ligjeve që janë mjaft të mira dhe ka një rezultat të qartë sa i përket progresit të të drejtave të fëmijëve dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar”.

Mijatoviç theksoi se problematika më e madhe me të cilën përballet Shqipëria sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut është dhuna ndaj fëmijëve.

“Një problem që mendoj se duhet përballuar është dhuna ndaj fëmijëve që është diçka që e cilësoj si të papranueshme dhe për këtë kam rënë dakord me të gjithë njerëzit me të cilët kam folur gjatë këtyre 5 ditëve. Dhuna ndaj fëmijëve në të gjitha aspektet e saj, dhuna mes fëmijëve, bullizmi, dhuna seksuale, apo dhuna në familje. Ka nevojë për përfshirjen e punonjësve social dhe të bëhet më shumë për të përballuar këto problematika, arsim gjithpërshirës, pa diskriminim dhe duke përfshirë edhe njerëzit me aftësi të kufizuara si pjesë të shoqërisë”, tha Mijatoviç.

Këshilla e Komisioneres Mijatovic për Shqiëprinë është “implementimi sa më i mire i ligjeve ekzistuese, të cilat janë shumë të mira. Qeveria duhet të angazhojë shoqërinë civile me punonjësit social. Dhe po merren disa hapa dhe ka ide dhe projekte që duken shumë premtuese, por ka nevojë për një shtysë më të madhe në mënyrë që të implementohet baza mjaft e mirë ligjore që ekziston për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në këtë fazë është herët për të thënë realisht nëse do të ketë një përparim, sepse ajo që nuk dua të shoh është stanjacioni, kur bëhen disa gjëra të mira dhe asgjë më pas. Ka nevojë për fonde shtesë, ka nevojë gjithashtu për më tepër ndihmë nga shoqatat ndërkombëtare duke përfshirë edhe timen”.

Shqipëria progres të dukshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Shqipëria progres të dukshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriuthttps://ata.gov.al/2018/06/03/shqiperia-progres-te-dukshem-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-njeriut/Komisionerja e Këshillit të Europës për mbrojtjen e të drejtave të njeiut, Dunja Mijatoviç u shpreh në një intervistë për ATSH-në se gjatë vizitës 5 ditore në Shqipëri u fokusua në dy çështje kryesore të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Sonntag, 3. Juni 2018