Ky raport vlereson perdorimin e teknologjise se informacionit dhe komunikimit ne sektorin publik. Vleresimi behet mbi zhvillimin e sherbimeve publike online me ne qender qytetarin, transparencen e ofrimit te tyre dhe perfshirjen e te ashtuquajturave ‘key enablers’, te cilat masin para-kushtet teknike dhe organizative per ofrimin e sherbimeve elektronike si identifikimi elektronik dhe nderveprimi mes sistemeve.

Ne kete raport perfshihen 28 vendet e Bashkimit Evropian si dhe Islanda, Norvegjia, Mali i Zi, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqiperia, e cila perfshihet per here te pare ne kete raport vjetor.

Per raportin vjetor “eGovernment Benchmark”, cdo shtet ploteson dhe dergon paraprakisht informacione mbi pyetje te caktuara qe kerkohen nga KE. Keto te dhena verifikohen me pas permes ‘mistery shoppers’, te cilet trajnohen per te vezhguar, perdorur dhe vleresuar procedurat e perfitimit te sherbimeve publike.

Lidhur me raportin e vitit 2019:

Vlen per t’u theksuar renditja e Shqiperise ne treguesin “User mobile friendliness of services”, lehtesia e perdorimit te sherbimeve ne pajisjet mobile, ne te cilen renditemi ne vend te 14-te nga 36 shtete. Ky tregues vlereson faktin se sa te pershtatura dhe lehtesisht te aksesueshme jane sherbimet online ne pajisjet mobile si smartfone apo tablete. Ne kete tregues leme pas te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor si dhe vende te BE-se si Estonia, Luksemburgu, Suedia, Irlanda, Portugalia, Spanja, Republika Ceke, Lituania.

Tjeter fakt pozitiv eshte renditja ne vendin e 19-te nga 36 shtete ne treguesin “User usability”, asistenca e e-Sherbimeve, i cili mat nivelin e asistences online ndaj perdoruesve. Ne kete tregues mbeten pas Shqiperise te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor.

Sa i perket transparences ne procedurat e ofrimit te sherbimeve publike (“Transparency of service delivery”), Shqiperia renditet ne vend te 20-te nga 36 vende.

e-Qeverisja është sot realitet i prekshëm në Shqipëri dhe menaxhohet e koordinohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Portali qeveritar e-Albania, projekti i qeverisë shqiptare, në themel të të cilit është bashkëveprimi institucional online, është shembulli tipik i dixhitalizimit të shërbimeve shtetërore, ku mundësohen mjete lehtësuese komunikimi të drejtpërdrejta të individëve të autentifikuar në sistem dhe shmangen pengesat e një spektri të gjerë. Qeveria shqiptare, si promotore e transformimit të shërbimeve fizike drejt shërbimeve online, e ktheu e-Albanian në shembull dhe arriti të ndërtojë një imazh serioz të shtetit dhe të kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet.