Komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta do të zhvillojë mbledhjen e radhës paraditen e nesërme.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se komisioni do kërkojë shtyrjen e mandatit me qëllim pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias për ligjshmërinë e dekretit të Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Në mbledhjen e nesërme komisioni pritet të kërkojë administrimin e dokumenteve që lidhen me hetimin parlamentar.