Sulmuesi serb, Luka Jovic sezonin e ardhshëm do të veshë fanellën e Real Madridit.

‘Sky Sports’ raporton se sulmuesi i Eintracht Frankfurt ka kompletuar kalimin e tij tek “Los Blancos” duke firmosu një kontratë 5-vjeçare.

Në arkat e klubit gjerman Florentino Perez ka derdhur plot 60 milionë euro për të marrë kartonin e sulmuesit të talentuar. 12 milionë euro nga shuma totale do t’i shkojnë Benfica-s, ish-klubi i sulmuesit.

Jovic ka shënuar 27 gola në 47 ndeshje në të gjithë kompeticionet.