Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në takimin me drejtues vendorë të qarkut, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve lokale, mesazh për zgjedhjet e 30 Qershorit:
Kushdo që del nga binarët e arsyes dhe thjesht mendon që mund të cenojë të drejtën ligjitime dhe sovrane të qytetarëve shqiptarë për të votuar, të jetë nën kujdesin ligjor të Policisë, në mënyrë që asgjë të mos ngelet e paditur, e paevidentuar dhe e pandëshkuar në ato raste që ndërshkimi do të jetë i merituar.
Besoj se do të jetë pak ose aspak, por dhe sikur një rast i vetëm që dikush guxon të sabotojë ngjarjen më të rëndësishme, në momentin më të rëndësishëm të vendimmarrjes së popullit shqiptar që është votimi, do të japë llogari përballë ligjit.