Nëntë emigrantë nga Palestina janë ndaluar në Kapshticë, teksa po hynin në mënyrë të paligjshme në vendin tonë. Emigrantët janë kapur në fshatin Vishoticë. Midis 9 emigrantëve meshkuj, janë edhe dy minorenë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që në jug të vendit ndalohen klandestinë të ardhur nga territori grek.

Shkak i emigrimit të tyre është bërë kriza e refugjatëve si pasojë e luftërave në Lindjen e Mesme.