Nuk ka surpriza as në qytetin juglindor. Korça i jep sërish besimin Sotiraq Filos edhe në votimet e 30 qershorit 2019.
Sapo ka përfunduar numërimi në këtë bashki të madhe dhe Sotiraq Filo merr kështu mandatin e dytë si kryebashkiak.
Nga 167 kuti të numërura, Filo ka grumbulluar 20831 vota kundrejt Leonard Ollit nga Bindja Demokratike që ka marrë 1759.