E braktisur prej tre-katër godina e konviktit të Korçës është drejt rindërtimit të plotë të saj.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit bënë të ditur se “kanë filluar punimet në godinën e konviktit, në Korçë. Kjo ndërhyrje konsiston në rikonstruksionin e ambienteve të brendshme, si dhe rimodelimin e fasadës së jashtme, duke përfshirë të gjithë dhomat, sistemin e ngrohjes qendrore, pjesët hidrosanitare, deri në ambientet sportive”.
Sipas FSHZH-së, në vijim të financimit nga Qeveria shqiptare ky projekt pritet të përmirësojë aksesin në shërbimet bazë, për 160 studentët e konviktit, me çmime ekonomike.
Po ashtu, FSHZH sqaron se është parashikuar ndërhyrja e radhës, për ta lidhur këtë kampus universitar me Parkun Olimpik.