Franca arriti në finalen e Botërorit të Rusisë, pas fitores së marrë në gjysmëfinale ndaj Belgjikës. “Gjelat” ia dolën të fitonin në një sfidë të vështirë, teksa më parë belgët kishin eliminuar Brazilin.
Sigurisht që një takim i tillë nuk mund të kalonte pa polemika, pasi portieri i Belgjikës, Kortua sulmoi kundërshtarët e tij duke thënë se ata nuk luajtën një futboll të pastër. Madje ai vazhdoi edhe më tej, pasi u shpreh se sulmuesi kryesor kundërshtar, ishte vendosur 30 metra larg portës së tij dhe një gjë të ngjashme nuk e kishte parë ndonjëherë të Çelsi.
Ylli francez, Grizman i është kundërpërgjigjur kritikave të portierit belg në konferencën e sotme: “Kortua, që ka luajtur më parë edhe te Atletiko. Por ai vërtet mendon se po luan në nivelin e Barcelonës te Çelsi? Nuk më intereson sesi do ta realizojmë, vetëm dua yllin e dytë në fanellë”, ka thënë Grizman.