Pas takimit dje me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe drejtuesit e partive të opozitës jashtë parlamentit Presidenti Ilir Meta do të takojë sot aktorë të tjerë të politikës.

Në orën 12:00 Meta do të presë Sali Berishën duke vijuar takimet me ish-presidentët, teksa dje priti Rexhep Mejdanin. Në ditët e ardhshme Presidenti ka ftuar edhe Këshillin e Ambasadorëve që drejtohet nga Besnik Mustafaj