Kroacia do të ndeshet me Nigerinë në mbrëmjen e sotme, për të mbyllur ditën e tretë në Botërorin e Rusisë.

Grupi i futbollistëve që drejtohet nga ana e Daliç, janë padyshim favoritët absolutë në këtë takim. Sa i përket formacioneve të hedhura nga minuta e parë, dyshja e qendrës së mesfushës i besohet Modriç dhe Rakitiç.

Nga ana tjetër shpresat e Nigerisë do të varen nga sulmuesi i Arsenalit, Iwobi.

Formacionet zyrtare

Kroaci: Subasiç,Vrajko, Striniç, Perisiç, Lovren, Rakitiç, Kramariç, Modriç, Mandzukiç, Rebiç, Vida

Nigeri: Uzoho, Idowu, Ndidi, Ekong, Balogun, Etebo, Igahlo, Mikel, Moses, Shehu, Iwobi