Thyhet pas 5 vitesh mallkimi i Tiranës në derbi.
Bardheblutë në mes të krizës me shumë lojtarë të dëmtuar e me një trajner emergjence, kanë gjetur forcën të fitojnë në derbin ndaj Partizanit, i luajtur në një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Air Albania”.
Tirana fitoi me rezultatin 2-1 ndaj ekipit të kuq në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.
Golat e Bathës dhe Kobina i dhuruan fitoren skuadrës së Emanuel Egbos ndërsa golin e vetëm për Partizanin e realizoi Bardhi në minutën e 11’ të takimit duke vendosur barazpeshën e përkohshme, shkruan SYRI.net.
Pas kësaj fitore, Tirana ngjitet në vendin e 5-të me 22 pikë të grumbulluara, kurse partizani qëndron në vendin e parë me 25 pikë.