Siç dihet tashmë një ndër rrjetet më të mëdha botërore të supermarketeve, tashmë me degën e tij dhe në Shqipëri, SPAR, nuk pushon së suprizuari klientët e tij dhe këtë herë po ashtu nuk kanë munguar “suprizat”.

Në një denoncim të ardhur pranë portalit tonë shihet qartë se produkti i blerë ka disa kohë i cili ka skaduar.

Pas një investigimi të thjeshtë në disa prej pikave të këtij rrjeti supermarketesh, lehtësisht mund të gjesh në vitrinat e tyre produkte që janë shumë pak ditë afër datës së skadencës së tyre, produkte te cilat nuk mund të konsumohen brenda ditës, pra në mos i blini të skaduara nuk mund ti mbani më shumë se 3-4 ditë pa i konsumuar.

Pikërisht kjo duket të jetë arsyeja e kuponave të uljeve nga 500 lekë, skontove e 10% uljeve ne bashkepunim me kompanit e tjera!

Në këto ditë festash ku familjet nuk kursejnë për pazarin dhe blejnë sikur gjithçka do të jetë mbyllur në Janar, kujdes nga SPAR, kontrolloni datat e skadencave.