Një shofer ka shpëtuar “për një fije” pasi makina e tij ka shpëthyer në mes të qytetit të Halifax në Angli, sapo ai ka tentuar të ndezë një cigare.

Sipas mediave angleze, shoferi fatmirësisht ka shpëtuar vetëm me disa lëndime të lehta, ndërsa makina e tij është shkatërruar pothuajse plotësisht. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë xhamat e ndërtesave përreth qendrës së qytetit Halifax janë thërrmuar.

Në lidhje me ngjarjen, Policia ka bërë me dije se shpërthimi ka ndodhur pasi pronari kishte shkrepur disa herë aromatizuesin e ajrit brenda në makinë, dhe nuk i kishte hapur për asnjë moment xhamat derisa kishte provuar të ndizte një cigare.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme, makina tip Seat është shkatërruar totalisht, ndërsa rruga është bllokuar. Ekipet e forcave zjarrfikëse u kanë bërë apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kudes me përdorimin e kanaçeve për aromatizimin e ajrit në makina.

Makina e shkatërruar pas përdorimit të aromatizuesit të ajrit: