Neymar u rikthye dje në fushat e blerta pas 99 ditësh, si pasojë e një dëmtimi të pësuar në shkurt në ndeshjen kundër Marseille.
Për brazilianin 3 qershor i 2018 do të mbahet mend gjatë, pasi jo vetëm u rikthye, por edhe realizoi një gol shumë të bukur kundër Kroacisë, duke treguar se për Botërorin është gati, pavarësisht pikëpyetjeve.
Në Rusi prej tij pritet shumë, por nëse do t’i referohemi numrave ai që tani është lojtar i madhe për ‘seleçaon’. Goli i tij kundër Kroacisë, ishte i 54-i dhe pasi ka kaluar prej kohësh Zico, afrohet me Romario, autor i 55 golave të 77 ndeshje.
Pas Romarios objektiv do të jetë arritja e 62 golave të Ronaldo dhe më pas infiniti… sepse në vendin e parë si golashënuesi më i mirë të gjitha kohërave për Brazilin. Është dikush që quhet Pele, me 77 gola në vetëm 92 ndeshje. Sa për të mos harruar “O’Rei” ka fituar tre herë kampionatin botëror.
I pyetur për krahasimin me Ronaldo-n dhe Pele, Neymar shfaq një ana tjetër të tij, duke i treguar altruist. Ai thotë se vetëm me numra mund t’i afrohet këtyre legjendave.
26-vjeçari tha: “Janë vetëm numrat që më ndajnë nga idhujt e mi dhe duke qenë sa janë njerëz që kam adhuruar kam një respekt të pafund për ta. E rëndësishme është që të ndihmojë skuadrën të fitojë me golat e mi. Nuk dua të jem më i mirë se ta dhe mendoj se kurrë nuk do të jem më i mirë se Ronaldo apo Pele.”