Ish-Presidenti Bujar Nishani duket se nuk “po e bën gjumin rehat” këtë verë, edhe pse ai tashmë është pushim gjithë kohës duket se është mërzitur edhe më tepër. Si një ish funksionar shteti në vend të lobojë për të mirën e Shqipërisë, zgjedh, si të gjithë demokratët të ofendojë Shqipërinë dhe politikën në vend në gjuhë të huaj, transmeton Lexo.al

Sot Nishani ka zgjedhur të merret me arredimin e zyrave të qeverisë. Që sipas ish presidentit qenkërkan të shtrenjta.

Në 2018 nuk di të ketë mobilje me çmime të lira, por me siguri ish presidenti mendon se ato mobilje do blihen tek tregu i shumicës.

Postimi i Nishanit

Modeli i qeverisjes socialiste të Edi Ramës në Shqipëri : “anëtarët e grupeve të krimit të organizuar blejnë vota gjatë zgjedhjeve, qeveria u shpërndan buxhetin e shtetit me tendera për bisneset e tyre”.Ndaj nuk ka rritje pensionesh, ndaj nuk ka rritje pagash!
Ndaj nuk ka spitale, shkolla, rrugë të reja!
Ndaj nuk ka ujë, energji, libra, ilaçe për më të varfërit.
Krimi organizuar pastron paratë, rilindasit pushtet të pakufizuar dhe pakontrolluar.
Ky model duhet të marrë fund. /Lexo.al