-Kuvendi zhvillon në seancën e sotme një interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Myslim Murrizi.
Kuvendi gjithashtu shqyrton sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Sot diskutohet edhe projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.9695, datë 19.3.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”.