Nga Erjon Braçe

Ky vend, nuk do udhëhiqet nga kompanitë por nga kontratat!

Kjo eshte rruga e fshatit korie ne njesine gradishte te bashkise divjake.

Sic e shihni ka qene e shtruar me asfalt! kompania qe po nderton kanalet e rrjetit vadites ne drejtim te zharnecit dhe adriatikut, e ka shkaterruar!

Detyrimi ne kontrate thote qe kompania duhet te ktheje ne gjendjen e meparshme cdo rruge qe demton. Ne fakt, e ka shkaterruar! bashke me ministrin e bujqesise, bashkine #Divjake, kemi 3 muaj qe i kerkojme kompanise te rindertoje kete rruge dhe cdo rruge parcelash qe ka shkaterruar me mjetet e renda.

Per turp, jo vetem qe eshte vonuar pertej cdo caku por dhe nuk permbush kontraten ne piken e rindertimit te cdo gjeje qe ka shkaterruar; ketu ne korie ka hedhur cakull mbi gropa te thella e ka ikur!

Nderkohe rruga eshte shembur e shkaterruar plotesisht!

Kam dy thirrje: E para per kompanine kineze dhe cdo kontraktor shqiptar te saj: Kthehuni dhe rindertoni rruget qe keni shkaterruar!

Kontrata juaj do quhet e perfunduar kur ju te keni rindertuar cdo rruge fshati e rruge parcelash qe keni shkaterruar!

Ndryshe, une i pari do ju kallezoj penalisht! E dyta per cdo institucion qe miraton pagesat dhe merr ne dorezim vepren sipas kontrates: mos pranoni e mos paguani situacione te rreme!

Verifikoni ne vend ne perputhje me kontraten cdo fature!

Ju qe do merrni ne dorezim vepren; mos e beni pa verifikuar ne terren detyrimet kontraktuale, funksionalitetin e vepres por edhe permbushjen e cdo detyrimi sipas kontrates per rindertimin e cdo rruge te shkaterruar! Ndryshe pergjegjesia kigjore do te jete shume e rende mbi ju!