Real Madridin e pret “ferri” në shortin për sezonin e ri të Champions Leagues.

Dështimi në La Liga, Kupë dhe Champions League, detyron “Los Blancos” që edicionin e ri të pozicionohen në vazon e dytë, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”.

Në vazon e parë do të jetë kampioni i finales, Liverpool ose Tottenham, fituesi i Europa League – Arsenal ose Chelsea – dhe kampionët e 6 ligave kryesore europiane: Barcelona, Manchester City, Bayern Munich ose Borussia Dortmund, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Zenit St Petersburg.

Ndryshe nga herët e tjera kur Reali kishte përballë skuadra të vazos së dytë, këtë sezon madrilenët kanë fatin e keq pasi fati i goglave ta vendosë përballë një skuadër kampione.

Kujtojmë që shorti për fazën e grupeve të sezonit të ri do të hidhet më 29 gusht në Monaco.