Arsenali po kalon padyshim momentin më të errët të këtij sezoni, teksa numëron 5 ndeshje pa fitore në Premier League, konkretisht që nga 6 tetori. “Topçinjtë” kanë zbritur në vendin e tetë në kuotën e 18 pikëve dhe fajtor kryesor për këtë gjendje, shihet trajneri Emery.
Spanjolli duket se i ka ditët e numëruara në “Emirates” dhe shkarkimi i tij është thuajse i sigurt. Arsenal ka nisur kërkimet për trajnerin e ri, teksa së fundmi në mediat angleze raportohet se Massimiliano Allegri pritet të marrë drejtimin e londinezëve.
Allegri nuk ka drejtuar kurrë më parë një ekip në Premier League, teksa të gjithë aventurat e tij të mëparshme kanë qenë në Itali. Max ishte përfolur edhe për të marrë drejtimin e Manchester United, por edhe të Bayern Munich, por gjithsesi, duket se italiani do të firmosë për Arsenalin tashmë.