Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për t’u dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë në radhët e opozitës, që kanë plotësuar formularin e dekriminalizimit. Kreu i Partisë Balli Kombëtar, Adritatik Alimadhi, i përfshirë nga Lulzim Basha në listat e PDsë në Vlorë, do të marrë sot mandatin e lënë nga ish-deputeti Agron Shehaj.

Ish-kreu i PD-së në Peqin, Arben Elezi, do të marrë mandatin e lënë nga nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho. Nga radhët e LSI-së në Shkodër, në vend të Agron Çelës do të marrë mandatin Ambra Borova.

Tre deputetët e rinj që do të marrin mandatin pritet të bëjnë betimin në seancën e kësaj të enjteje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të deputetëve në Parlament në 99. Deri sot, LSI-ja ka plotësuar vendet e lëna bosh nga 11 ish-deputetë të saj, ndërkohë që PD-ja ka qenë më solide, ku vetëm 6 ishkandidatë kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit.

KQZ-ja do të vijojë të dërgojë në adresat e kandidatëve pasardhës thirrjen për marrjen e mandatit të deputetit deri në përfundim të listave shumëemërore, që do të sillnin edhe një Parlament me më pak se 140 deputetë. Kështu, në Qarkun e Kukësit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur pazgjedhshmërinë për të gjithë kandidatët e listës së PD-së në këtë qark. E njëjta situatë është edhe në Qarkun e Gjirokastrës dhe të Lezhës. Ndërkohë pritet që deputetët e opozitës në Parlament të ngrenë edhe grupet e reja parlamentare.

PD
Myslim Murrizi

Rudina Hajdari

Ligoraq Karamelo

Alban Zeneli

Majlinda Halilaj

Lefter Maliqi

LSI

Enda Koçiraj

Nimet Musai

Ralf Gjoni

Ylli Shehi

Aurora Mara

Erdiola Braha

Edlira Hyseni

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Elda Hoti

MARRIN SOT MANDATIN
PD

Adriatik Alimadhi

Arben Elezi

LSI
Ambra Borova