Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, dëshiron që rivali i qytetit, Manchester City, ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon e jo Liverpooli. Me vetëm edhe dy muaj të mbetur të kësaj gare, Liverpooli e kryeson tabelën e Premierligës, me dy pikë më shumë se Manchester City. Megjithatë, skuadra e Jurgen Kloppit e ka zhvilluar një ndeshje më shumë .

Liverpooli është në kërkim të titullit të parë të Premierligës pas 29 ditësh, por ecuria jo edhe aq e mirë që nga fillimi i vitit të ri ka bërë që skuadra e Jurgen Kloppit ta shpërdorojë epërsinë prej shtatë pikësh ndaj Manchester Cityt. Përkundër formës së tyre, Liverpooli i ka ndeshjet e mbetura në Premierligë më të lehta për t’i fituar, të paktën në letër, në krahasim me Manchester Cityn.

Megjithatë, Ferdinandi po shpreson se rivali i qytetit të ish-klubit të tij do të triumfojë në këtë garë. “Ky është skenari më i keq i mundshëm për një tifoz të Manchester Unitedit ose për dikë që ka luajtur më parë për këtë klub. Situata do të ishte më pak e keqe nëse Manchester City do ta fitontae titullin”, ka thënë Ferdinand.