Prezantuesja Luana Vjollca, e cila së fundi i është dedikuar muzikës, mbrëmjen e 2 gushtit festoi 28-vjetorin, gjatë një mbrëmjeje të çmendur në një nga club-et verore me emër në Dhërmi.

Ajo që ra në sy ishte prania e Krenarit në festë pasi çifti prej vitesh janë bashkë, por preferojnë të mos e bëjnë lidhjen publike.

‘ Miq të pranishëm në këtë festë pa limite, e rrëfyen këtë natë më shumë sesa një festë ditëlindje, një ceremoni dasme, duke qenë se kjo ishte hera e parë që ajo organizon ditëlindje larg intimitetit siç bënte çdo vit me Krenarin.

‘Sërish sipas të pranishmëve, u tha se për festën luksoze pagoi Krenari, i cili kishte bërë të pamundurën për ta kënaqësur partneren e tij seksi në një ambient tërësisht të personalizuar. Fifi, Blerina Rugova, Klodiana Shala, si dhe shumë emra të njohur të ekranit i janë bashkuar festës dhe duken duke kërcyer pranë motrave Vjollca’ shkruan ‘Panorama Plus’.