Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj është rikthyer pas në kohë ndërsa ka kujtuar periudhën kur iu propozua të ishte pjesë e politikës. Ndonëse sot është jashtë Kuvendit, pasi hoqi dorë nga kandidimi për deputete, Leskaj tregoi për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ dhe arsyet se pse u tërhoq, shkruan ‘BalkanWeb.

Leskaj tha se ftesën për t’u futur në politikë nga ish-kryeministri Fatos Nano, ndërkohë që ishte larguar nga Kuvendi për arsye se kishte ndjerë veten jashtë atij vendi.

“Kur kam hyrë në politikë, ishte shumë e vështirë. Kam refuzuar kur më ka marrë në telefon kryeministri i asaj kohe Fatos Nano që të futesha në politikë, por mikeshat e mia më kanë nxitur. Kur e kemi bërë betejën për kuotën kemi qenë 6.7 % në parlament. Unë nuk doja të kandidoja, por doja të përfundonte edhe procesi i zgjedhjes së presidentit. Nuk doja të merresha më me lajme për mua. Ditën kur ka mbaruar procesi i zgjedhjes së presidentit, ua bëra të ditur edhe mediave. Unë kisha kohë që i bëja pyetje vetes; ‘çfarë bëj unë këtu’. Kisha rezerva për cilësinë e parlamentit dhe kam. Unë që kam qenë aty nuk ka qenë e lehtë. Njeriu vjen një moment dhe bën një bilanc e reflektim dhe mendon nëse e ndjen veten mirë në parlament. Ne nuk duhet të futemi në llogore politike (i drejtohet deputetes së PD Albana Vokshi)”, tha Leskaj./e.e