Napoli nuk është një skuadër futbolli por një gjendje shpirtërore e një populli të tërë!”. Eshtë vetëm 13 vjç, por Aurora është prej kohësh tifoze e axurrëve. Kjo dashuri e ka ndihmuar, deri tani, të kalojë momentet e vështira për shkak të një sëmundje që e shqetëson prej pesë vitesh.
Kriza që po kalon skuadra e Ancelotti e ka tronditur aq shumë saqë i ka shkuar një letër presidentit De Laurentiis, trajnerit dhe gjithë ekipit. “Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ndoshta jam shumë e vogël për ta kuptuar. Por do të doja që tiu tregoja ju se çfarë ndodh brenda nesh.
Fanellat tuaja nuk kanë shumë tituj, por brenda ngjyrave të kaltra është e gjithë dashuria jonë. Ju jeni forca jonë. Ne që ju duam na mjafton t’iu shohim të luani për t’u ndjerë mirë. Këtë krizë që po kaloni po na e përcillni dhe nuk është e drejtë. Ju lutem, kthehuni të fitoni. Ju dua”, mbyllet letra.