Milan Shkrinjar, mbrojtësi i Interit, flet për shtypin e vendit të tij, duke marrë në konsideratë merkaton e përfunduar të zikaltërve.
“Ne kemi një ekip të mirë, kemi bërë nënshkrime të mira dhe kjo është fantastike. Kemi gjashtë pikë në dy ndeshje dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, është shprehur ai për “sport7.sk”.
Më tej sllovaku ka shtuar: “Konte ka një mentalitet fitues, fillimisht thamë se nuk duam të stërvitemi për marrë vendin e katërt ose të pestë, por të fitojmë diçka. Unë mendoj se mund ta bëjmë këtë vit, kemi një grup të vështirë në Ligën e Kampionëve dhe nuk mundemi të zgjedhim kundërshtarët”.