Kthimi i Alvinit në shtëpi, është padyshim një lajm i mirë për babi Afrimin por edhe për çdo qytetar shqiptar dhe cilido që përjetoi ndjesi prindërore dhe humane teksa dëgjonte përmes mediave mbi historinë e të miturit që mbahej në kampet siriane.
Alvin nuk i përket më kampit sirian “Al Hol” por po përcillet në siguri të plotë në Beirut për të shkuar më pas në shtëpinë e tij.
Nuk kishte lajm më të bukur për Tiranën në këtë ditë shiu Nëntori teksa lexon se 11-vjeçari do të shkoj në strehën e ngrohtë të familjes së tij.
Padyshim, kjo histori kërkoi anagazhimin e të gjithëve dhe të gjithë u bënë bashkë në mënyrën e tyre për t’i shkuar deri në fund.
Kryeministri Rama u angazhua personalisht me homologun e tij italian Conte për të shfytëzuar të gjitha mundësitë, përfshirë strukturat shtetërore, misionet e skuadrës speciale, ndërhyrjet diplomatike, misionet e organizatave humanitare për të depërtuar brenda kampit sirian dhe për të nxjerrë të sigurt Alvinin 11 –vjeçar.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ishte krah Alvinit dhe ndoqi nga afër misionin e skuadës speciale të policisë shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë.
Historia e Alvinit është lajm ndërkombëtar nisur nga përpjekjet e babait të tij Afrimit, dhe angazhimit serioz të vendin tonë bashkë me homologët për t’a çuar drejt e në shtëpi të miturin me origjinë shqiptare./Lexo.al