Pesë javë pasi mori lejen prindërore dyvjeçare, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjonin, njëherësh gjyqtar i Apelit në Tiranë dhe anëtarë i Kolegjit Zgjedhor, po i nënshtrohet skanerit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Krahas Gjin Gjonit, është përzgjedhur dhe po i nënshtrohet Vetingut edhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit. Fatmira Hajdari ka deklaruar një pasuri të pazakontë ndër vite, përfshirë edhe ndërtimin e një pallati në Tiranë.

Përmes shortit janë përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut edhe pesë anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht Eneida Civici, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Petrit Çomo dhe Ridvan Hado, që të gjithë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit.

Gerd Hoxha është edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, i njohur po betejën e tij kundër ligjit të Vetingut.

Pjesë e listës janë edhe tre gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatri Islamaj, Evjeni Sinojmeri dhe Flutura Skënderi.

Sipas shqiptarja.com, në listë janë edhe 11 gjyqtarë pranë Gjykatave Administrative të Apelit, konkretisht Alkelina Gazidede, Altina Nasufi, Amarildo Laçi, Arjan Qafa, Bari Shyti, Bernina Kondi, Blerona Hasa, Enkelejda Softa etj.

Përmes shortit janë zgjedhur edhe 15 prokurorë të apelit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, përfshirë Altin Dumani, Arben Qosja, Edmond Hyka, Genti Xholi, Nezir Gjoka, Henrik Haxhiraj, Kleanthi Zeka, Bilbil Mete etj.

Lista e re me gjyqtarët dhe prokurorët në Veting

Eneida Civici Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)

Gerd Hoxha Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD

Gjin Gjoni Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)

Neritan Cena Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)

Petrit Çomo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (KLD)

Ridvan Hado Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë (KLD)

Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit Tiranë

Fatmira Hajdari Gjykata e Apelit Tiranë

Fatri Islamaj Gjykata e Apelit Tiranë

Flutura Skënderi Gjykata e Apelit Tiranë

Alkelina Gazidede Gjykata Administrative e Apelit

Altina Nasufi Gjykata Administrative e Apelit

Amarildo Laçi Gjykata Administrative e Apelit

Arjan Qafa Gjykata Administrative e Apelit

Bari Shyti Gjykata Administrative e Apelit

Bernina Kondi Gjykata Administrative e Apelit

Blerona Hasa Gjykata Administrative e Apelit

Enkelejda Softa Gjykata Administrative e Apelit

Fjoralba Prifti Gjykata Administrative e Apelit

Lindita Sinanaj Gjykata Administrative e Apelit

Rilinda Selimi Gjykata Administrative e Apelit

Altin Dumani Prokuroria e Apelit Tiranë

Arben Qosja Prokuroria e Apelit Tiranë

Edmond Hyka Prokuroria e Apelit Tiranë

Genti Xholi Prokuroria e Apelit Tiranë

Nezir Gjoka Prokuroria e Apelit Tiranë

Henrik Haxhiraj Prokuroria e Apelit Vlorë

Kleanthi Zeka Prokuroria e Apelit Vlorë

Pelivan Malaj, prokuror i Apelit në Vlorë

Brahim Dragjoshi Prokuroria e Apelit Shkodër

Rozeta Goskova, Qirjaqi Prokuroria e Apelit Korçë

Gjon Fusha Prokuroria e Apelit Gjirokastër

Moisi Duda Prokuroria e Apelit Durrës

Ludivik Dodaj Prokuroria e Apelit Durrës

Bilbil Mete Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Kujtim Luli Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se për 21 gjyqtarët dhe 15 prokurorët ka nisur tashmë procedura e rivlerësimit.

Fillimisht, për secilin subjekt, KPK administron nga një raport të hartuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar pranë Kryeministrisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale. Pavarësisht përmbajtjes së raporteve, KPK dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kryejnë hetime të theluara për njërin element ose për të tre elementet.

Në bazë të gjetjeve, KPK vendos për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të secilit subjekt. (Shqiptarja.com)