I pranishëm në Stamboll, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Konferencën e donatorëve të mbledhur nga presidenti Erdogan që konsiston në dhënien-ndihmë Shqipërisë për të përballuar pasojat shkatërrimtare që ai la.
Gjatë fjalës së tij, Rama citoi disa herë edhe Kuranin ku kërkoi ndihmën e të mbledhurve në Konferencë.
“Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që ndihmojnë të tjerët. Drita më e çmuar është ajo që vjen në errësirë,” citoi ndër të tjera kryeministri Rama.
Duke përshkruar situatën Rama vijoi duke u shprehur se: “Tërmeti na ka sfiduar. Ishte një ngjarje që historia moderne e Shqipërisë nuk e ka njohur. Të dhënat tona paraprake janë tronditëse dhe shumica e godinave të rrëzuara janë të ndërtuara pa plan. Ato godina mbanin dhjetëra familje. Kjo është arsyeja pse nuk kemi një shifër finale. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është e përballueshme nga ne”. (Lexo.al)