
Liverpool ka rikthyer interesimin për Nabil Fekirin.
Skuadra angleze nuk dëshiron të heq dorë nga transferimi i sulmuesit francez, andaj përsëri i ka rikthyer negociatat.
Liverpooli e kishte në dorë Fekirin, pasi lojtari kishte shkuar për testet mjekësore, mirëpo ai kishte një lëndim në gju që mund t’i përsëritej.
Skuadra angleze tentoi që t’i ulte çmimin e lojtarit, andaj Lyoni kishte ndërprerë negociatat.
Kështu, Liverpooli është rikthyer përsëri në negociatat për shërbimet e tij.