Liverpooli vazhdon të shfaqë interesim për yllin shqiptar të Zvicrës, Xherdan Shaqirin, por ende nuk e ka bërë ndonjë ofertë për të, raporton Liverpool Echo.
Anësori i Stoke Cityt ka klauzolë lirimi në vlerë 15 milionë euro, e cila ia mundëson largimin nga klubi tashmë i rënë nga Premierliga.
Shaqiri ishte pjesëmarrës me Zvicrën në Kupën e Botës në Rusi, por me eliminimin e saj, Shaqiri tani pret që Liverpooli të vendosë nëse dëshiron të bëjë ofertë për të apo jo.
Para Botërorit, Shaqiri e ka pranuar se do të largohet nga Stoke duke thënë se megjithatë preferon qëndrimin në Premierligë.j.j