Forma e mirë që kaloi gardiani shqiptar Thomas Strakosha me Lacion gjatë sezonit të fundit, duket se ka bërë që shumë skuadra të shpresojnë për të siguruar shërbimet e tij.
Në kontakte me drejtuesit e Lacios, janë Napoli dhe Liverpuli që raportohet se kanë paraqitur edhe oferta konkrete, por që asnjëra ofertë nuk e ka bindur kryesinë laciale der më tani.
Sipas “Il Messaggero”, presidenti i Lacios Lotito ka refuzuar një ofertë 30 milionë euro nga Liverpuli dhe ka kërkuar që për Strakoshën të ofrohen 40-50 milionë euro. Nga ana tjetër, Napoli ka paraqitur dy oferta në drejtim të Lacios.
Në njërën prej tyre, parashikohet kartoni i Maksimoviç dhe 10 milionë euro, ose kartoni i Tonelit dhe 18 milionë euro, por Lotito i ka hedhur poshtë edhe këto oferta.