Skuadra e Liverpulit është mundur sot në duelin zhvilluar në Beograd përballë Crvena Zvezdës, në një takim i cili do të kujtohet gjatë për “sakrifiicën” e panevojshme të anglezëve që lanë në shtëpi Xherdan Shaqirin. “Të përqendruar vetëm te futbolli”, ata sakrifikuan mesfushorin për të mos pasur probleme me tifozerinë ekstremiste serbe.
Por dukej se bashkë me Shaqirin kishin lënë në Angli edhe përqendrimin para portës, pasi Crvena Zvezda i goditi dy herë në pjesën e parë me Pavkov e më pas pa se si Liverpuli shpërdoronte rast pas rasti para portës së ekipit vendas, deri në vërshëllimën përfundimtare.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të orës 18:55, Monako e Tierri Henri ka pësuar një goditje të rëndë dhe bëhet gati t’i japë lamtumirën Ligës së Kampioneve pasi është mundur në shtëpi me shifrat 4-0 nga Klub Bryzh.