Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Rasti më i fundit është evidentuar në zonën e Korçës, ku Policia ka proceduar penalisht shtetasin Xh.G 28 vjeç.

Sipas Policisë, në lokalin e këtij të fundit në Voskopojë, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 njësi kompjuteri, një tablet, një aparat i përshtatur për lojëra fati, të cilat dyshohet se përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Policia fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë duke denoncuar falas në numrin 129 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” çdo veprimtari të paligjshme.